0Numri i viktimave nga përmbytejet në Poloni kapi shifrën 17 veta. Tani fatkeqësia natyrore kërcënon pjesët perëndimore të vendit. Sipas parashikimeve të specialistëve, niveli i ujit në lumenjtë Odra dhe Vatra mund të ngrihet deri në 6 metra. Në lidhje me këtë në qytetin Sllubic po mbyllen shkollat dhe kopshtet. Është evakuuar spitali i qytetit. Njëkohësisht në jug të Republikës, ku nën ujë ndodhen mijëra shtëpi banimi, po vazhdon puna me pasojat e përmbytjes. Qeveria financoi rreth 600 milionë dollarë për ofrimin e ndihmës emergjente të dëmtuarve.