0Autoritetet e qarkut të Stavropolskut shpallën 28 majin ditë zie për viktimat si rezulatat i sulmit terrorist në qendër të Stavropolit. Në territorin e këtij rajoni janë ulur në gjysmështizë të gjithë flamujt shtetërorë, janë anuluar të gjitha programet argëtuese, janë ndryshuar programet televizive dhe të radios, njoftoi sgjencia informative RIA Lajmet. Lënda plasëse u vu në veprim pranë ndërtesës së Shtëpisë së Kulturës së këtij qyteti të mërkurën në mbrëmje. Gjetën vdekjen 7 veta, më shumë se 40 të tjerë janë plagosur.