0Do të fillojë sjellja e turistëve rusë, të cilët gjetën vdekjen në katastrofën automobilistike në Turqi. Duke marrë parasysh, se ata janë nga qytete të ndryshme, trupat e tyre do të nisen për në Atdhe me avionë të ndryshëm, njoftoi për agjencinë informative RIA Lajmet Këshilltari i përgjithshëm i Rusisë në qytetin turistik turk Mirxhalloll Husanov. Autobusi, në të cilin turistët udhëtoinin nga Antalia për në Pamukkall, ra të martën nga një urë me lartësi prej 15 metrash në lumin Aksu. Viktima të kësaj katastrofe u bënë 15 veta, ndër të tjera edhe 13 rusë, si dhe guidi me drejtuesin turk të automjetit, 26 të tjerë kanë pësuar dëmtime.