0Grupi i specialistëve rusë po përgatitet për tu nisur në Korenë e Jugut për hetimin e vdekjes së ekuipazhit të anijes luftarake "Çhonan". Urdhërin përkatës e dha Presidenti Dimitri Medvediev. Ai e konsideron të domosdoshme të verifikohet shkaku i ngjarjes dhe të identifikohen ata që janë përgjegjës për të. Medvediev u bëri thirrje të gjitha palëve të përziera në konflikt të përmbahen në interes të paqes dhe sigurimit në Gadishullin Korean.