0Ceremonia solemne e dorëzimit të çmimit prestigjoz të Forumit Kinematografik  Ndërkombëtar "Kreshniku i artë" u zhvillua në Moskë. Çmimin kryesor e mori regjizori rus Sergei Krutin për filmin "Në Paris". Për rolin më të mirë mashkullor pas vdekjes iu dha aktorit që tragjikisht u nda nga jeta Juri Stepanov, njofton agjencia informative "Interfaks". Në nominacionin "Për kontributin e çmuar kinematografik"  u shpallën aktori serb Llazar Ristovski dhe regjizori rus Georgi Natanson.