0Aktualisht nën maskën e terrorizmit dhe eksrtremizmit fetar në Kaukazin e Veriut veprojnë grupime të organizuara për krime. Për këtë deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Presidentit të Rusisë në Kaukazin e Veriut të qarkut federal, Nënkryeministri Aleksandër Hlloponin. Duke iu përgjigjur pyetjes së bërë nga "Rossiskaja gazeta", a nuk i pengojnë vallë planet e zhvillimit socialo-ekonomik të këtij rajoni sulmet terririste të herëpashershme, ai u përgjigj: "Ne do të fitojmë mbi terroristët, dhe forcat që ekzistojnë sot janë të mjaftueshme për ta realizuar këtë".