0Shuttly "Atlantis", i cili përmbushi fluturimin në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN), kreu uljen në kozmodromin në kepin Kanaverall në Florida. Në bordin e tij u kthyen për në shtëpi 6 astronautë të NASA-s. Gjatë 11 ditësh e gjysëm të fluturimit ata kryen 3 dalje në kozmos të hapur, gjatë të cilave ata ndërruan agregatët në SKN, që nevojiteshin për punën e stacionit, dhe ndërruan bateritë. "Atllantis" çoi për në SKN modulin shkencor rus, i cili do të zgjerojë në mënyrë të qenësishme potencialin studimor të këtij stacioni.