051 % shtetas të Republikës së Maqedonisë janë të mendimit, që negociatat me Greqinë në lidhje me çështjen për emërimin shtetëror Republika e Maqedonisë është mëse e domosdoshme që të ndërpriten, kurse hyrja në NATO dhe antarësimi në BE mund të bëhen pa ndryshimin e emërimit kushtetues të vendit, dhe 48 % ngulin këmbë për domosdoshmërinë e kërkimit të zgjidhjes së pranueshme nga të dy palët. Për këtë dëshmojnë rezultatet e anketimit, të zhvilluar nga gazeta maqedonase "Dnevnik". Vihet në dukje, se 79 % e shqiptarëve etnikë u shprehën për gjetjen e një kompromisi me palën greke, njofton agjencia informative ITAR-TASS.