0Teknika ruse, e cila u transportua në Poloni për likuidimin e pasojave të përmbytjes, do të përdoret atje, ku ka më shumë nevojë, në pjesët qendrore dhe jugore të vendit. Për këtë njoftoi Kryetari i shërbimit të zjarrfikës të Polonisë Pavell Frontçak. Para së gjithash, këto janë pompa të kapacitetit të lartë, të cilat do të tërheqin ujin nga rajonet e përmbytura. "Rusia solli pajisje shumë të mira", theksoi Frontçak. Ai falënderoi Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë për ndihmën e ofruar, "e cila tani nevojitet shumë".