0Ishte gabimi i ekuipazhit të avionit polak, që u rrëzua më 10 prill në qiellin mbi Smolensk, që solli në tragjedi. Për këtë njoftoi Kreu i komisionit shtetëror të Polonisë për hetimin e ngjarjeve Edmund Klih për gazetën polake "Reçpospolita". Ai arriti në këto përfundime pas njohjes me regjistrimet e "kutive të zeza" dhe bisedave të pilotëve në kabinë. Pilotët nuk morën parasysh paralajmërimet për rrezikun që u kanosej, dhe shkuan drejt rrezikut. Pse? Sepse kështu i kishin përgatitur", citon botimi fjalët Klih.