0Bashkimi Doganor i Rusisë, Bjellorusisë dha Kazakistanit do të fillojë të funksionojë që nga 1 qershori veçanërisht "për çështjet shumë të ndjeshme", deklaroi për agjencinë informative RIA Lajmet Kreu i Shërbimit Federal Doganor të Rusisë Andrei Beljaninov. Në takimin në Shën Petërburg më 21 maj Kryeministrat e Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit nuk mundën të bashkërenditnin çështjet veçanërisht të ndjeshme. Për Rusinë këro janë prodhimi i automobilave dhe industria e aviacionit, për Bjellorusinë-tarifat doganore të blerjes së naftës dhe produkteve të saj, kurse për Kazakistanin-tarifat doganore të blerjes së mallrave nga persona fizikë për nevoja personale.