0Strategjia antidrogë e Presidentit të SHBA-s Barak Obama destinohet për mbrojtjen e shtetasve amerikanë dhe nuk parashikon zhdukjen e fushave të mbjella me lulëkuqen e opiumit në territorin e Afganistanit. Për këtë i deklaroi agjencisë RIA Lajmet Kreu i shërbimit federal për kontrollin e qarkullimit të lëndëve narkotike Ivanov. Sipas fjalëve të tij, për sa kohë që nuk do të likuidohet prodhimi i drogës, atje do të ketë konflikte pafund. Prandaj ai ngul këmbë për zhdukjen e plantacioneve të mbjella me lulëkuqen e opiumit, që përbën rrezik kërcënues për të gjithë botën.