0Hetuesit rusë së bashku me ata turq nisën hetimet e shkaqeve të katastrofës automobilistike në Antalia, ku gjetën vdekjen turistë rusë, njofton agjencia informative ITAR-TASS. Në vigjilje autobusi me një grup turistësh rusë ra nga një lartësi pre 15 metrash në lumë. Gjetën vdekjen 13 rusë dhe më shumë se 20 të tjerë kanë përsuar dëmtime. Policia mendon, se fajtor i kësaj ngjarjeje është drejtuesi i automjetit, të cilin e zuri gjumi mbi timon. Sipas deklaratës së operatorit turistik, shkaku i avarisë ishte ndalimi i zemrës së shoferit të autobusit.