0Dislokimi i raketave amerikane "Patriot" në territorin e Polonisë nuk i shërben aspak forcimit të sigurisë dhe zhvillimit të marrëdhënieve të mirëbesimit, deklaruan në MPJ-në e Federatës Ruse (FR). "Ne vazhdimisht kemi deklaruar, se nuk e kuptojmë logjikën e bashkëpunimit midis SHBA-së dhe Polonisë në këtë sferë-shpallën në MPJ-në e FR-së. Fatkeqësisht, pyetjet tona drejtuar palës polake dhe asaj amerikane kanë mbetur pa përgjigje, njësoj si edhe argumentet tona në dobi të zhvendosjes së rajonit të dislokimit të përkohshëm të raketave sa më larg kufinjve rusë". Bateria e raketave amerikane të sistemit të mbrojtjes antiraket është dislokuar në rajonin e qytetit polak Morag, që ndodhet 60 km larg kufirit me qarkun e Kaliningradit rus, njofton Agjencia ITAR-TASS.