Agjencia ndërkombëtare analitike njofton për rënien rekord të nxjerrjes së gazit-vitin e kaluar ajo u shkurtua pothuajse me 3.5%. Ky është rezultati më i keq i marrë gjatë disa dhjetra viteve të fundit. Rënia e nxjerrjes së gazit u shkaktua kryesisht nga minimizimi i menjëhershëm i kërkesës. Por ekziston dhe arsyeja tjetër: në treg u rrit konkurrenca midis lëndëve të ndryshme djegëse. Disa vende rritën investimet në prodhimin e gazit natyror të lëngshëm-kryesisht, për faktin se kjo metodë është më konkurruese krahasuar me transitin nëpërmjet tubasjellësve. Fatkeqësia tjetër për furnizuesit e gazit natyror nëpërmejt tubasjellësve në numrin e të cilëve renditet edhe "Gazprom-i" rus është gazi shistor. Nxjerrja e tij aktualisht po rritet-kryesisht në kontinentin amerikan. Si përfundim gazsjellësit eksportues të rinj dhe projektet e shtrenjta të gazit natyror të lëngshëm mund të mos gëzojnë aspak kërkesë në tregun e lëndëve hidrokarbure, ndërsa korporatat si "Gazprom-i" do të pësojnë dëme serioze. Gazi shistor nuk është kaq itmerrshëm, siç e traktojnë atë, shprehet me bindje Drejtori i Institutit rus të energjetikës kombëtare Sergei Pravosudov: "Mbi bazë të kostos së nxjerrjes së gazit shistor ai përbën afro 150 $ për 1000 metra kubë. I bie që është më i shtrenjtë se prodhimi tradicional i gazit në Rusi. Por për shkak të asaj, se gazi shistor ndodhet fare pranë tregjeve, ky biznes do të ishte plotësisht fitimprurës. Më vonë, në lidhje me krizën, situata ndryshoi rrënjësisht. Çmimi për gazin shistor ra në mënyre drastike. Aktualisht në SHBA ai kushton aty tek 140 $ për 100 metra kubë. Vetëkuptohet, që të nxjerrësh gaz me kosto 150$ për 100 metra kubë dhe ta shesësh për 140$ -biznes aspak fitimprurës, prandaj, ato firma që kanë investuar në nxjerrjen e gazit shistor, aktualisht po pësojnë humbje serioze. Kështu që është krejtësisht e pavlefshme varja e shpresave për pritje të asaj, se këto vitet e afërta do të vazhdojë rritja e nxjerrjes së gazit shistor. Në këto vitet e ardhshme, mendojnë specialistët kryesorë, situata do të ndryshojë rrënjësisht-në dobi të "lëndës së kaltër djegëse" tradicionale. Sipas llogarive të analistëve, aty nga viti 2030 pjesa e gazit në balancin energjetik, si shembull marrim Bashkimin Europian, do të rritet nga 24% që është aktualisht deri në 31%. Ndërsa e nxjerrja e tij në vendet e Bashkimit Europian dhe Norvegji-në të kundërt, do të shkurtohen deri në 25 %. Kështu që në të ardhmen e vëzhguar Rusia do të mbetet furnizuesi kryesor i "lëndës së kaltër djegëse" për vendet e Bashkimit Europian".