0Specialistët e Qendrës ruse të drejtimit të fluturimeve do të korrektojnë orbitën e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Qëllimi i kësaj manovre është garantimi i kushteve optimale për uljen e anijes "Sojuz" në zonën e objektivit në lindje të qytetit Dzhezkazgan. Ai duhet të sjellë në Tokë më 2 qershor ekuipazhin e SKN-së-rusin Oleg Kotov, astronautin e NASA-s Timothy Creamer dhe astronautin japonez Soiti Noguti.