0Avioni i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë dërgoi në Poloni ndihmë humanitare-pompa uji, varka dhe stacione elektrike të lëvizshme për shkak të dëmtime të ndodhura nga përmbytjet. Përmbytjet në Poloni janë vlerësuar si një nga më të mëdhatë gjatë gjysmë shekullit të fundit. Autoritetet po llogarisin dëmet e shkaktuara nga goditja e fatkeqësisë natyrore dhe po kërkojnë fajtorët e shkaktimit të saj. Sipas mendimit të Ministrit të punëve të brendshme të Polonisë, fajtorë rezultuan kastorët. Këto lloj kafshësh gërrmojnë tunelet në digat në Vislë dhe si rezultat i kësaj ndërtimet mbrojtëse nuk e përballojnë dot presionin e ujit.