0Italia bëri publike masat e rrepta të ekonomisë. Plani i kabinetit të Silvio Berlusconit supozon që në vitet 2011-2012 të kursehen 24 milionë euro si rezulat i kryerjes së reformave në sferën buxhetore, e cila presupozon shkurtimin e rrogave dhe shkarkimin nga puna. Ky kursim në sferën buxhetore mund të prekë pensionet dhe nenet mbi shpenzimet e autoriteteve rajonale. Aktualisht, deficiti i buxhetit italian përbën 5.3%. Mbi bazë të kërkesave të Bashkimit Europian, ky tregues nuk duhet ti tejkalojë të 3%. Masat e qeverisë së Silvio Berluskonit destinohen për bindjen e investitorëve në lidhje me atë, se Italia do t'ia arrijë të shmangë skenarin më të keq si ai i shembullit grek.