0Kongresi i SHBA-së ka ndër mend që në muajin qershor të miratojë paketën e sanksioneve të njëanshme kundrejt Iranit, njoftoi Kryetari i komitetit bankar të senatit Christopher Dodd dhe Kreu i komitetit për çështjet e huaja të dhomës së përfaqësuesve Howard Berman. Sipas fjalëve të tyre projektligji përkatës që po diskutohet aktualisht në kodrën Kapitolskaja, do të bëhet pjesa shtojcë ndaj atyre sanksioneve antiiranianë, që po shqyrtohen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Qëllimi i projektligjit amerikan konsiston në forcimin e ushtrimit të presionit mbi Teheranin dhe ta detyrojë atë për plotësimin e kërkesave të paraqitura nga komuniteti ndërkombëtar që kanë të bëjnë me programin bërthamor iranian.