0Kreu i MPJ-së së Federatës Ruse Sergei Lavrov, gjatë bisedës telefonike të zhvilluar të martën me homologun e vet turk Ahmet Davutogllu, deklaroi për domosdoshmërinë e marrjes së masave mbi garantimin e sigurisë së turistëve nga Rusia. Sergei Lavrov theksoi gatishmërinë e palës ruse për ofrimin e ndihmës së nevojshme për të dëmtuarit dhe bashkëveprimin me të afërmit e viktimave. Autobuzi me turistët rusë u rrëzua të martën nga ura me lartësi prej 15 metrash në lumin Aksu në Turqi. Në këtë katastrofë rrugore u vranë mbi 10 qytetarë rusë, kurse mbi 20 të tjerë u plagosën. Sipas mendimit të firmës turistike, që organizoi këtë udhëtim, shkaku i avarisë u bë ndalimi i zemrës së shoferit. Ndërsa versioni i policise turke konsiston në atë, se shoferin e zuri gjumi mbi timon. Aktualisht në Turqi po fluturojnë të afërmit e viktimave dhe të të dëmtuarve rusë në këtë katastrofë automobilistike.