0Me porosi të Presidentit Dimitri Medvediev Prokurori i përgjithshëm i federatës Ruse Juri Çajka dha urdhër të organizohet bashkëpunim i ngushtë me organet turke të rendit për hetimin e shkaqeve të katastrofës automobilistike afër qytetit turistik Antalia, ku vdiqën turistë rusë. Siç njoftoi Përfaqësuesja zyrtare e Prokurorisë së Përgjithshme Marina Gridneva, bashkëpunëtorët e dikasterit do të shkojnë në vendngjarje. Autobusi me turistë rusë, ishte nisur nga qyteti Allanja në Pamukkall. Ai u rrëzua nga një lartësi prej 15 metrash në lumë. 17 veta vdiqën dhe 24 të tjerë kanë përsuar dëmtime.