0Qeveria e SHBA-s ka ndërmend të ndërmarrë masa gjobitëse ndaj kompanisë "British Petroleum" (BP) për derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës, njofton agjencia informative ITAR-TASS. Autoritet e SHBA-s kërkuan nga BP të reduktojë në mënyrë të qenësishme përdorimin e kimikateve për shpërbërjen e naftës, që u përhap në ujërat e Gjirit të Meksiskës si rezultat i avarisë në tubacionin transportues. Kjo ka lidhje me atë, se lëndët kimike, të përdorura nga BP për shpërbërjen e naftës, janë lëndë toksike.