0Në Moskë do të hapet Festivali i 9-të Ndërkombëtar Teatral me emër të Çehovit. Ai do të zhvillohet për nder të 150 vjetorit jubilar të dramaturgut të madh dhe do të zgjasë më shumë se dy muaj. Gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen 24 spektakle. Të gjithë ato, përveç njërit, i kushtohen Çehovit dhe rreth Çehovit dhe patjetër në rend të ditës do të jenë yjet botërorë të skenës. Hapja e festivalit do të bëhet nga regjizori i njohur gjerman Frank Kastorf, i cili i paraqiti interpretimin e ri të pjesës teatrore çehoviane "Tre motrat".