0Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin u dërgoi një mesazh urimi pjesëmarrësve dhe mysafirëve të Forumit Popullor Mbarëbotëror Rus, i cili u hap sot në Moskë. Ai tërhoqi vëmendjen, se Forumi shqyrton tema të mprehta dhe aktuale. Sot këto janë zhvillimi i sistemit arsimor, roli i Kishër Orthodhokse Ruse dhe feve të tjera rajonale në edukimin e brezit të ri, vlerat familjare. Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusisë Kirill në fjalimin e vet u shpreh kundër komercializimit të arsimit. Ai theksoi veçanërisht, se pedagogët duhet të jenë shembull morali për studentët.