0Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev shprehu keqëardhjen e vet në lidhje me vdekjen e turistëve rusë në qytetin turistik turk Antalia, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit. Kryetari i shtetit ngarkoi me detyrë MPJ, Ministrinë e shëndetësisë dhe zhvillimit social dhe Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme  për tu dhënë ndihmë të dëmtuarve dhe të afërmve të viktimave. Autobusi me turistë rusë ra nga një lartësi prej 15 metrash në lumin Aksu herët në mëngjes. Gjetën vdekjen 16 rusë dhe 25 të tjerë përsuan trauma. Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme e Rusisë po dërgon në Turqi avionin transportues dhe mjekë për evakuimin e të dëmtuarve.