0Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë, me porosi të Presidentit Dimitri Medvediev, po i ofron ndihmë humanitare Polonisë së dëmtuar nga përmbytjet. Me kërkesë të palës polake atje po dërgohet avioni transportues në bordin e të cilit ndodhen pompa uji, gomone dhe stacione elektrike të lëvizhshme. Polonia u dëmtua më shumë nga të gjitha vendet e tjera nga goditja e fatkeqësisë natyrore që ka zaptuar të gjithë Europën. Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm lumenjtë dolën nga shtratet e tyre. Janë përmbytur pika banimi. Po bëhet evakuimi i njerëzve.