0Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev do të zhvillojë një takim me Patriakun e Konstantinopolit Bartolomeu i I, njoftoi shërbimi informativ i Kremlinit. Patriarku Bartolomeu i I ndodhet në Rusi me një vizitë zyrtare me ftesë të Kryepeshkopit të Kishës Orthodhokse Ruse Kirill. Në vigjilje patriarkët zhvilluan liturgjinë solemne në Tempullin e Krishtit Shpëtimtar, ku edhe filluan kremtimet për nder të Ditës së gjuhës së shkruar dhe kulturës sllave, këto të fundit do të përkojnë meDitën e përkujtimit të iluministëve sllavë Kirill dhe Mefodij. Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse shprehu besimin, se kjo vizitë do të bëhet "edhe një faqe tjetër e lavdishme në historinë e marrëdhënieve të mira midis këtyre dy Kishave".