0Si rezultat i avarisë të autobuzit turistik në Antalia, ku ndodheshin turistë, shumica e të cilëve sipas supozimeve janë qytetarë të Rusisë, ka të vdekur dhe afro 30 të plagosur, njoftojnë masmediat vendase. Sipas të dhënave paraprake, shoferin e autobuzit e zuri gjumi mbi timon dhe si reyultat ai u rrëzua nga lartësia 15 metra në lumin Aksu. Konsullata e përgjithshme e Federatës Ruse në Antalia po verifikon informacionin mbi hollësitë e avarisë dhe identifikon kombësitë e turistëve, njofton Agjencia "RIA Lajmet". Policia vendase po zhvillon hetimet në vendngjarje.