Pas 4 vitesh në bordin e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) do të praktikohen skafandrat e gjeneratës së re për punën në kozmos të hapur, njofton Drejtori dhe konstruktori i përgjithshëm i  Ndërmarrjes Shkencoro-Prodhuese (NSHP) "Ylli" ("Звезда") Sergei Pozdnjakov. Punimet mbi prodhimin e këtyre skafandrave po bëhet për disa vite me radhë. Aktualisht po përpunohet sisitemi automatik i termorregulimi i cili do të ndryshojë temperaturën brenda skafandrës në varësi të mbi ngarkesës ndaj kozmonautit. Përveç kësaj, specialistët e NSHP-së "Ylli" ("Звезда") po punojnë mbi automatizimin e procedurës së përpunimit të skafandrave për daljen me to në kozmos të hapur. Të gjitha operacionet e domosdoshme për prodhimin e skafandrës do të realizohen me ndihmën e kompjuterit.

Skulptura më e madhe në botë prej rëre e mbretit amerikan të pop muzikës Michail Jackson u bë eksponati kryesor i festivalit kushtuar skulpturave prej rëre që u oragnizua në qytetin lituanez Kaunas, njofton gazeta "Moskovskij Komsomolec". Kjo skulputurë ka një gjatësi prej 6 metrash dhe peshon 100 tonë. Gjithsej, gjatë vizitës së këtij festivali u krijuan 15 vepra skulpturore. Për ndërtimin e tyre u harxhuan mbi 10 vagona treni rërë. Nga ky material jo rezistent janë ndërtuar Statuja e Lirisë , modeli i kështjellës lituaneze të Trakajskut, Kullat Eiffel dhe Pisa, heronjtë e filmit multiplikativ Shreck.

Pothuajse 35 vjet iu deshën banorit të fshatit Klimov të qarkut Brjansk Vladimir Akullov që ta kthente shtëpinë e tij në "pallat mbretëror". Në tavan gjenden piktuarat të bëra me bojra vaji, në dysheme është shtruar  parketi prej druri i kombinuar me zbukurime të ndryshme ndërsa në dhomajanë vendosur mobilje e gdhendura dhe të praruara. "Çdo orendi që ndodhet në shtëpinë time është bërë nga duart e mia dhe vetëm prej druri. E dua fort drurin dhe ai më do mua", i tha korrespondentit të Agjencisë "RIA Lajmet" mjeshtri popullor. Banorët e Klimovit e pagëzuan shtëpinë e zakonshme me emrin "Louvre prej druri". Mjeshtri shpreh me bindje, se mësoi të bëjë në mënyrë të pavarur orendi në stilin "ampir". Frymëzimin e kërkoi në muzeumet historike të kryeqytetit.