0Situata në Kaukaz është çështja kryesore e konferencës ndërkombëtare në Erevan të cilën po e zhvillon Instituti i vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP). "Forumi i kushtohet diskutimit të realitetit të ri gjeopolitik të krijuar në rajonin e Kaukazit, politikës së vendeve të Kaukazit të Jugut, Iranit dhe Turqisë, si dhe Rusisë dhe superfuqive të tjera botërore në rajon", citon Agjencia ITAR-TASS zëvendësin e parë të kryetarit të Komitetit për çështjet e BSHP-së të Dumës Shtetërore, drejtorin e Institutit për BSHP-në Konstantin Zatulin. Supozohet gjithashtu analizimi i problemeve të sigurisë, stabilitetit, integrimit dhe bashkëpunimit rajonal.