Shkarko audiofailin

0 Në Katedralen kryesore të Rusisë-Tempulli i Krishtit Shpëtimtarit, sot më 25 maj fillon punën forumi i 14-të i Katedrales popullore botërore ruse. Ky forumi ndërkombëtar me përmasa të gjera këtë vit i kushtohet problemeve të arsimit. Katedralja popullore botërore ruse u krijua në vitin 1993 me iniciativë të Kishës Orthodhokse Ruse dhe përfaqëson organizatën shoqërore ruse dhe forumin, qëllimi i të cilëve konsiston në tërheqjen e vëmendjes ndaj çështjeve tejet të mprehta të kohës së sotme. Ky forum është një arenë debatesh dhe vend takimi i njerëzve që i bashkon qëllimi i vetëm-kujdesi për të tanishmen dhe të ardhmen e Rusisë, tha në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Përfaqësuesi i Patriarkatit të Moskës prifti Filipp Rjabih: "Katedralja u krijua me qëllim që të bashkohen të gjitha forcat e shoqërisë dhe shtetit, që dëshirojnë rilindjen kombëtare të Rusisë, kulturës ruse, si dhe bashkimin e përpjekjeve të rusëve që jetojnë jashtë kufijve të vendit. Gjatë viteve të ekzistencës së vet forumi ka zhvilluar mbledhjet më të rëndësishme ku janë ngritur për diskutim tema të tilla si: çështja e ruajtjes së kulturës ruse, qeverisjes shtetërore, tema e të drejtave të njeriut, problemi i marrëdhënieve ndërfetare në Rusi, etiketa ekonomike dhe ajo e punës, të drejtat dhe meritat e njeriut dhe shumë çështje të tjera si këto. Tema aktuale e katedrales -"Arsimi nacional: formimi i individit në tërësi dhe shoqërisë përgjegjëse". Arsimi me të vertetë është një temë tejet aktuale, aq më tepër që viti 2010 në Rusi është shpallur "Viti i mësuesit", shprehet më tej Filipp Rjabih. Ky problem është i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin e sistemit të arsimit, por është i rëndësishëm si në përmasën e gjerë nacionale ashtu edhe për të gjithë botën ruse. Sepse në fakt mësuesi është pikërisht ai person, i cili ndikon drejpërsëdrejti në formimin e individit dhe nga i cili varet shumë  se si do të mendojë, konceptojë më tej rinia-ndërtuesja e Rusisë bashkëkohore dhe asaj të ardhshme. Vendimet dhe rezolutat e miratuara në Katedralen ruse i dëgjojnë përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare që gëzojnë një autoritet të lartë. Aktualisht përfaqësia e katedrales është rregjistruar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe ato tema të cilat diskutohen në kuadrin e këtij forumi në Rusi paraqiten dhe në arenat ndërkombëtare-Nju Jork, Gjenevë, Vienë. Katedralja popullore botërore ruse e cila nuk ka analogë bashkon klerin, përfaqësuesit e pushtetit, politikanët, biznesmenët, veprimtarët e shkencës kulturës dhe rinisë përveç kësaj ajo është një shembull i gjallë i asaj që duke qenë të bashkuar mund të zgjidhen edhe problemet më të ndërlikuara të kohës së sotme".