0Bateria e kompleksit zenito-raketor me 120 ushtarakë amerikanë në shërbim të saj u dislokua në Poloni mbi bazë rotative. Dislokimi i këtij kompleksi ka për qëllim mësimin dhe trajnimin e ushtarakëve polakë si dhe zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta. Me një shpjegim të tillë doli ambasada e SHBA-së në Varshavë. Baza ushtarake amerikane është dislokuar në rajonin Moronga, 60 kilometra larg nga kufiri me qarkun e Kaliningradit rus. "Distanca e afërt e dislokimit të sistemit "Patriot" me kufirin rus nuk qe e kushtëzuar nga interesat strategjike", deklaroi Ministri polak i mbrojtjes Bogdan Klich.