Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusisë Kirill i bëri thirrje të gjithve  që të kujtojnë, se në bazë të unitetit sllav qëndrojnë vlerat e përgjithshme orthodhokse. "Në bazë të qënies sonë historike nuk qëndron as lufta, as konflikti, as shpata, por kultura fetare. Dhe ne duhet të gjithë të kujtojmë për këtë gjë", tha Patriarku Kirill në hapjen e Ditëve të shkrimeve dhe kulturës sllave në Moskë. Sipas fjalëve të tij, kujtimi për këtë fakt "është aktual në veçanti për epokën e globalizimit. Ai kujtoi për kontributin e dhënë nga apostujt e shenjtë Kirill dhe Mefodij në zhvillimin e kulturës , literaturës dhe shkrimeve sllave".