0Këtë të shtunë u zhvilluan negociatat e para me piratët pësa i përket kushteve të lirimit të dy rusëve nga anija me motorr "North spirit". Në pengun e piratëve u gjendën Kapiteni Boris Tersincev dhe kryemekaniku Igor Shumik si ehe letonezi-kapiteni i anijes tjetër "Argo"-Dimitrij Bashkirov. Bashkimi profesional rus i detarëve njofton, se detajet e bisedës së sapo zhvilluar hë për hë nuk do shpallen. Siç është bërë e ditur, detarët e marrë peng ndodhen në Nigeri. Me ta çdo gje është në rregull dhe e ndiejnë veten mirë.