0Gjuha ruse do të ketë një mbështetje të gjerë shtetërore në Ukrainë, deklaroi zëvendës kryetarja e administratës së Ukrainës Anna German në kongresin e XII-të të Shoqatës botërore të shtypit rus në Telaviv. Pasi vuri në dukje faktin, se Partia e Rajoneve solli në pushtet njerëz që respektojnë dhe duan kulturën ruse, ajo u transmetoi pjesëmarrësve të kongresit mesazhin e përshëndetjes së Presidentit ukrainas Viktor Janukoviç dhe në emër të tij ftoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje në kongresin e ardhshëm që do të organizohet në Odesë.