0Afro 40 mijë njerëz morrën pjesë në marrëshimin e zhvilluar përgjatë bregut ku shtrihen muret e Kremlinit në Moskë për nder të Ditës së shkrimeve dhe kulturës sllave. Procesionin kremtues e kryesoi Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë Kirill. Pjesëmarrësit kryesorë të këtij marrëshimi ishin studentët kryeqytetas dhe besimtarët e kishave të Moskës, anëtarët e organizatave të të rinjve orthodhoksë. Marrëshimi u nis që nga Tempulli i Jisu Shpëtimtarit e deri në Sheshin e Kuq. Përpara Kremlinit u zhvillua kremtimi zyrtar i hapjes së Ditëve të shkrimeve dhe kulturës sllave.