Në mbledhjen e zhvilluar në Shën Peterburg kryetarët e qeverive të Rusisë, Kazakistanit dhe Bjellorusisë nuk mundën të bashkërendisin përfundimisht dokumentin për Bashkimin Doganor. Si rezultat ai mund të  formohet edhe pa pjesëmarrjen e Bjellorusisë-vetëm me Kazakistanin dhe Rusinë. Siç njofton botimi "Rossijskaja gazeta" midis delegacioneve të këtyre tre vendeve u zhvillua beteja e vërtetë: për 2 orë rresht ata diskutuan taksat për automobilat, 1.5 orë diskutuan kushtet e punës në zonat e veçanta ekonomike. Për diskutimi kryesor rezultoi ai që kishte të bënte me taksat eksportuese për naftën dhe produktet e saj: Minsku përsëri kërkoi anulimin e tyre, por Kryeministri Vladimir Putin nuku tërhoq nga pozicioni i vet. Diskutimet midis Rusisë dhe Bjellorusisë po vazhdojnë që nga fillimi i këtij viti. Minsku mendon, se në qoftë se taksat do të mbeten në fuqi edhe pas 1 korrikut, atëherë kjo gjë do të jetë një shkelje e ashpër e detyrimeve për formimin e Bashkimit Doganor.

***

Në fatin skandaloz të "Oht-qendrës " së famshme-zyrës  me sipërfaqe prej 400 metrash e "Gazprom-it" në Shën Peterburg, kundër ndërtimit të së cilës dalin shumë qytetarë të qytetit dhe përfaqësues të inteligjencës krijuese, papritur ndërhyri edhe Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Sipas të dhënave të botimit "Vremia novostiej", ai faktikisht mbështeti pozitën e Komitetit të trashëgimisë botërore të organizatës ndërkombëtare UNESKO, i cili bën thirrje për pezullimin e të gjitha punimeve të projektit të "Oht-qendrës" dhe për rishikimin e varianteve alternative të lartësisë së saj. Përfaqësuesit e UNESKO-s vazhdimisht kanë vizituar Shën Peterburgun për njohjen nga afër të projektit dhe për diskutimin e çështjes që ka lidhje me statusit e Shën Peterburgut në rejtingun e kësaj organizate ndërkombëtare.

***

Vitin që vjen Moska do të hyjë në numrin e "qyteteve të së ardhmes" duke u bazuar mbi versionin e Price Waterhouse Coopers-një nga kompanitë kontrollore kryesore botërore. Kryeqyteti rus do të bëhet qyteti i 23-të, në të cilin kjo kompani do të zhvillojë analizën në detaje të nivelit të arsimit, gjendjes së infrastrukturës, shëndetësisë, aplikimit të biznesit dhe shumë faktorëve të tjerë si këto. Siç shkruan botimi "RBK Daily" Price Waterhouse Cooper çdo vit zhvillon studimet e veta përkatësisht 21 qyteteve të ndryshme të botës, duke vlerësuar në këtë mënyrë numrin e madh të faktorëve që mund të bashkohen nën titullin e përbashkët "qyteti i së ardhmes". Ky është një qytet i tillë, ku në nivel tejet të lartë janë të zhvilluara pozitat kyçe jetësore-që nga cilësia e arsimit e deri tek komforti i aplikimit të biznesit dhe zhvillimit të teknologjive të reja.