0Ish Presidenti i Kirgizstanit Kurmanbek Bakiev, i cili me ftesë të Presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko ndodhet në Minsk, deklaron, se nuk ka kurrëfarë lidhjeje me situatën e krijuar në jug të vendit. "Unë nuk kam ndërhyrë as drejpërdrejtë e as tërthorazi në ngjarjet e ndodhura në Kirgizstan", tha ai në intervistën e vet dhënë për Agjencinë "Ria Lajmet".