Mbreti i aluminit rus është mbi të 40-t. Në vitin 2008 pasuria e tij u vlerësua nga revista ekonomiko-financiare amerikane "Forbes" si më e madhja në Rusi dhe renditet e 9-ta në botë. Në periudhën e krizës aksionet që i përkasin ndërmarrjes së tij ranë ndjeshëm në çmim, por ai ia arriti qëllimit të ristrukturonte borxhet dhe të mbetej multimilioner. Oleg Deripaska filloi të merrej me biznes që kur ishte student. Ai mbaroi me fletë nderi fakultetin e fizikës të Universitetit Shtetëror të Moskës, ndërsa tre vite më vonë-Akademinë ekonomike ruse. Më pas ai organizoi një biznes jo shumë të madh për tregtinë e metaleve. Fitimi dërgohej për blerjen e aksioneve të Uzinës së aluminit Sajanogorsk. Në vitin 1994, 26 vjeçari Oleg Deripaska zuri postin e drejtorit të përgjithdhëm të kësaj uzine. Atë e konsiderojnë, dhe sigurisht jo pa baza, si një biznesmen shumë të rreptë. Në vitet 90-të biznesi i aluminit në Rusi u kriminalizua qenësishëm. Pavarësisht, Oleg Deripaska ia arriti synimit të fusë në dorë ndërmarrjet më të mëdha duke bërë aleatë të vetë disa biznesmenë dhe duke u ndarë me disa partnerë të tjerë. Aktualisht, ai drejton holding-un e dytë të aluminit, ndërsa mbi bazë të disa të dhënave, dhe të parin në botë për nga niveli i prodhimit. Gjuhët e këqija pohojnë, se hovit fenomenal në sferën e biznesit të Oleg Deripaskës i shërbeu në shumë aspekte martesa e tij me vajzën e ish Drejtorit të administratë së Boris Jelcinit Valentin Jumashev. Ky i fundit shumë shpejt u martua me vajzën e Presidentit të atëhershëm-Tatjanën. Në këtë mënyrë, Oleg Deripaska hyri në rrethin familjar të Presidentit të parë të Rusisë. Me Presdientin e dytë-Vladimir Putinin-atë e lidhin, siç pohon edhe vetë ai, marrëdhëniet e "afërta, të ngrohta dhe miqësore". Nuk është aspak sekret që gjatë krizës biznesit të Oleg Deripaskës iu ofrua një ndihmë financiare mjaf serioze nga ana e shtetit. Por duhet theksuar se dhe vetë biznesmeni merr pjesë aktivisht në shumë projekte sociale në Rusi. Ai, në veçanti, është anëtar i Këshillit të përkujdesit të Fondit të bashkëveprimit të shkencës vendase, dhe anëtar i Teatrit akademik shtetëtor Bolshoi. Biznes-interesat e Oleg Deripsakës janë mjaft të gjera. Në këtë orbitë interesash janë përfshirë energjetika, miniera e floririt, industria e prodhimit të automobilave si dhe biznesi i sigurimeve, bankar dhe ai i zhvillimit (development). Përsa i përket jetës së tij private në publik qarkullon një informacion tejet i pakët. Bashkë me bashkëshorten Polina ata rrisin dhe edukojnë 2 fëmijë. Midis preferencave që nuk kanë lidhje me punën përmenden muzika dhe baleti. Oleg Deripaska nuk ka ambicie personale politike, me pushtetin ai gjithmone ka pasur dhe vazhdon të ketë marrëdhënie të mira-asnjeherë nuk ka është grindur me qeverinë. Në etapa të caktuara ka financuar Bashkimin e Forcave të djatha dhe LDPR (Partia Liberalo-demokratike e Rusisë). Në intervistën e vet dhënë për botimin spanjoll "El Pais" ai kritikoi reformat ekonomike të Egor Gajdarit dhe sjell si shembull të mirë Kinën. Modelin amerikan të zhvillimit ai nuk e pranon aspak për shkak të qëllimit ndaj shpërblimit të punës me çdo çmim. Atij i pëlqen vështrimi japonez për jetën dhe synimi i përhershëm drejt përsosmërisë.