Takimi i Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev me mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe anëtarët e Këshillit presidencial për zhvillimin e institucioneve civile të shoqërisë shkaktoi një rezonancë serioze. Dhe jo vetëm në Kaukazin e Veriut, të cilit dhe iu kushtua kjo mbledhje. Botimi "Nezavisimaja gazeta" na kujton, se një nga rezulatet e takimit u bë diskutimi i çështjes: cili është në përgjithësi vendi dhe  roli i mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Rusinë bashkëkohore? Sipas mendimit të të gjithë pjesëmarrësve të këtij takimi, biseda rezultoi më shumë se e dobishme. Presidenti tha, se takimi i pëlqeu, ishte i pari i organizuar në një format të tillë dhe në lidhje me këtë shprehu besimin, se takime të tjera në këtë lloj formati do të vazhdojnë të zhvillohen dhe në të ardhmen. Pavarësisht nga fakti, se pjesa dërrmuese e mbrojtësve të të drejtave të njeriut të mbledhur në Kremlin erdhën nga Kaukazi, Dimitri Medvedievit iu desh ti kujtonte se: njerëzit në përgjithësi nga natyra ofendohen shpejt, ndërsa në Kaukaz ky fenomen ndihet në mënyrë të veçantë. Dhe në lidhje me këtë ai kërkoi mos bërjen e krahasimit të rajoneve me njëri-tjetrin dhe aq më tepër të drejtuesve të tyre. Dëm, sipas mendimit të Presidentit, kur bëhet fjalë pikërisht për një temë të tillë si Kaukazi, mund të shkaktojnë madje çfarëdo lloj fjalësh të thëna me pakujdeshmëri. Dimitri Medvediev menjëherë reagoi ndaj replikës së bërë nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut nga Dagestani, duke e kundërvenë republikën e tyre me Rusinë. "Në fillim ju thjesht thatë, se situata në Dagestan dallohet nga ajo në Rusi...Dagestani është Rusia, dhe unë do ti kërkoja të gjithve të përdornin vetëm një terminologji të tillë", vuri në dukje Dimitri Medvediev. Duke komentuar takimin në fjalë, ekspertët venë në dukje drejtësinë e vërejtjeve të Dimitri Medvedievit dhe e shpjegojnë keqkuptimin e lindur midis Presidentit dhe Liderëve të komunitetit të mbrojtësve liberalë të të drejtave të njeriut me faktin, se ata thjesht shprehen në gjuhë të ndryshme. Kreu i Byrosë së Moskës për të drejtat e njeriut mendon, se detyra e mbrojtësve të të drejtave të njeriut nuk konsiston vetëm në bërjen e kritikave, por edhe në propozimin Presidentit të rrugëzgjidhjeve të problemeve dhe përpilimit të veprimeve të përbashkëta të shoqërisë dhe autoriteteve civile.

Komentimi i artikullit të ditës

Bashkëpunëtori kryesor i Qendrës së koniukturës politike Pavell Salin shprehet rreth ndihmës që ofrojnë autoritetet e mbrojtësve të të drejtave politike: Dimitri Medvediev, kur morri detyrën e Presidentit, përcaktoi një nga drejtimet e veprimtarisë së tij-ndërtimin e kanaleve të lidhjes së ndërsjellë suplementare midis pushtetit dhe shoqërisë. Vetëm se ne vërejmë, që kanalet e zakoshme, burokratike, faktikisht nuk funksionojnë për shkak të korrupsionit dhe arsyeve të tjera. Dhe kjo gjë është tejet e mbartur me probleme serioze për pushtetin: mosfunksionimi nuk mund të kuptojë shpejt se si merr frymë shoqëria. Prandaj dhe Dimitri Medvediev është i zënë me ndërtimin e mënyrave alternative të komunikimit-mbi të gjitha janë përfshirë interneti, forma dhe mënyra të tjera. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Rusinë bashkëkohore ndihmojnë pushtetin për hartimin e tablosë kryesore të situatës së ndodhur. Të flasësh rreth asaj, se ata janë figura të shquara irrituese apo të tepërta, unë nuk do ta bëja, shprehet Pavell Salin. Ata bëjnë punën e vet të dobishme.