0Festivali i 4-t Kinematografik Ndërkombëtar me emër Andrei Tarkovsk "Pasqyra" do të hapet më 24 maj në qytetin Ivanovo (Rusia qendrore). Në programin e tij janë më shumë se 100 filma, të krijuar nga kinematografë nga Franca, Britania e Madhe, Finlanda, Suedia, Sllovenia dhe vende të tjera. Përveç konkursit dhe programit tradicional jashtë konkursit janë edhe dokumentarë, filma të animuar dhe filma retrospektivë të Andrei Tarkovskut. Të pranishmit do të shikojnë filma mbi Luftën e Madhe Patriotike dhe punë studentore.