0Ministria e mbrojtjes e Rusisë doli në negociata para nënshkrimit të kontratave për blerjen e anijeve aeroplanmbajtëse të tipit "Mistral", njoftoi Ministri i mbrojtjes Anatoli Serdjukov. Sipas fjalëve të tij, aktualisht negociata në lidhje me këtë çështje do të zhvillohen midis tre shteteve: Spanjës, Holandës dhe Francës. Planifikohet që një anije të ndërtohet jashtë shtetit, kurse tre të tjerat me pjesëmarrjen e ndërtuesve rusë të anijeve. Serdjukov theksoi, se anijet e para të këtij tipi do të përdoren në Flotën Veriore dhe të Oqeanit Paqësor.