0U mbushën 70 vjet që nga dita e lindjes së laureatit të Çmimit Nobel Josif Brodski në qytetin e tij të lindjes Shën Peterburg. Mbrëmja kujtimore për nder të poetit do të zhvillohet në Shtëpinë kino. Në programin e saj është prezantimi i albumit me fotografi "Iosif Brodski", transmetimi i filmit "Një dhomë e gjysëm ose udhëtimi sentimental në Atdhe" dhe shumë aktivitete të tjera. Jubileun e poetit e kremtojnë edhe në Itali, ku ai shkruajti shumë vargje të bukura, gjeti shoqen e jetës dhe banesën e fundit në varrezën San-Mikele në Venecia.