0Papa i Romës Benedikti i XVI-të të dielën në një shërbesë solemne për nder të festës së Treshes së Shenjtë u lut në gjuhën ruse për "çlirimin e tokës nga e keqja". "Zot, përtërije fytyrën e tokës, liroje atë nga e keqja, vdekja, muret e moskuptimit dhe indiferencës, urrejtja dhe dhuna", tha Papa në rusisht. Më parë, duke pritur delegacionin me në krye Kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov, Papa theksoi rolin e rëndësishëm, që luajtën për përhapjen e Ungjillit midis sllavëve vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metod.