0Skuadra përfaqësuese e Çekisë u bë kampione bote në hokej, duke fituar në finale ndaj ekipit rus me rezultatin 2:1. Rusët fituan medalje të "argjendtë". Medaljen e "bronzit" e fituan suedezët, të cilët në ndeshjen për vendin e tretë të dielën korrën fitore ndaj gjermanëve me rezultatin 3:1. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në përfundim të ndeshjes Rusi-Çeki i telefonoi trajnerit kryesor të skuadrës përfaqësuese ruse të hokeit Vjaçesllav Bikovit dhe i kërkoi atij që tu përcjellë sportistëve falënderimet e tij për lojën e bukur dhe të sigurt.