0Kongresi Mbarëbotëror i shoqatës së shtypit rus u hap në vigjilje në Tel-Aviv. Në të marrin pjesë 400 delegatë nga më shumë se 50 vende të ndryshme. Kreu i administratës së Presidentit të Rusisë Sergei Narishkin njoftoi, se auditori i gjerë botëror i shtypit rusishtfolës përbën 200 milionë veta në 80 vende të ndryshme. Ai përcolli  në Tel-Aviv përshëndetjen e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev dhe u dorëzoi disa botimeve të huaja fletë nderi të qeverisë së Rusisë. Dimitri Medvediev në mesazhin e vet përmendi, se Kongresi po zhvillohet në vitin që po kremtohet 65 vjetori i Fitores së Madhe, dhe vuri në dukje, se detyra jonë e përbashkët, të tregojmë të vërtetën për luftën dhe tu bëjmë ballë përpjekjeve për falsifikimin e historisë.