0Anija ruse me vela "Mir" dhe jahti "Akella" renditen ndër liderët e regatës prestigjioze ndërkombëtare të anijeve me vela "Tall Ships Races 2010", njofton Agjencia ITAR-TASS. 22 anije me vela nga 14 vende të botës përfunduan etapën e parë të garës. Pasi përshkuan një rrugë prej 500 miljesh nga Deti Mesdhe në Detin e Zi ato u ankoruan në portin bullgar Varna. Të hënën, më 24 maj, regata do të startojë drejt Stambollit.