0Në një kohë të afërt Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme e Rusisë do të pajiset me helikopterë unikalë zjarrfikës të modelit "Ka-32" me sisteme vertikal dhe horizontal të shuarjes së zjarrit, njoftoi Kreu i këtij dikasteri Sergei Shojgu. Helikopteri tashmë u pajis me certifikatën që i jep të drejtën për tu vënë në përdorin dhe kaloi kompleksin e plotë të provave. Ai është i domosdoshëm për shuarjen e zjarreve në ndërtesa shumë të larta, tha Sergei Shojgu. Në perspektivë, vuri në dukje ai, me sisteme horizontele zjarrfikëse do të pajisen edhe helikopterët e tjerë të serisë "Ka".