Gazsjellësit "South Stream", "Nabucco" dhe "Nord Stream" janë të destinuar të plotësojnë njëri tjetrin në tregun europian të gazit, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse pranë Bashkimit Europian Vladimir Çizhov. Në qoftë se "Nord Stream" është një faktor i qenësishëm stabilizues i furnizimeve të gazit rus në Europën Veri-Perëndimore, atëhere "South Stream", dhe "Nabucco" janë dy projekte që plotësojnë njëri tjetrin, të destinuar të garantojnë në perspektivë kënaqjen e kërkesës për gaz në Europën Qendrore dhe Jug-Lindore. Në këtë mënyrë, theksoi Çizhov, fjalët që shprehen për konkurrencën e këtyre gazsjellësve nuk janë gjë tjetër veçse tentativa për të fituar pikë politike.