0Rusia është e interesuar për forcimin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP), zgjerimin e partneritetit në të gjitha sferat, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin në mbledhjen e Këshillit të qeverive të vendeve të BSHP në Shën peterburg. Ai konfirmoi, se "mbi bazë të kësaj logjike ndërtohet kryesimi ruse në BSHP". Putin vlerësoi mjaft lart veprimet e përbashkëta të vendeve të BSHP për kapërcimin e krizës botërore. "Në vitin 2009 në BSHP u realizua plani unik i aktiviteteve antikrizë dhe në të ardhmen është e domosdoshme ti koordinojmë ngushtësisht veprimet tona duke shfrytëzuar mekanizmin e instituteve të integrimit", - tha ai.